Sondazhi i Vetëvendosjes e nxjerr fitues LDK-në, ndërsa për kryeminister Kurtin

126 Shares Share Messenger

Lëvizja Letëvendosje, ka publikuar një sondazh ku del e dyta si parti në nivel vendi.

Sipas rezultateve të prezantuara nga VV, 19.7% e të anketuarve preferojnë Kurtin për kryeministër, i cili pasohet nga Kadri Veseli me 15.8%, Ramush Haradinaj me 14.9% dhe Isa Mustafa me 13.2%. Shpend Ahmeti, Fatmir Limaj, Mimoza Kusari dhe Behgjet Pacolli radhiten të fundit me 4.4%, 4.3%, 2.3%, dhe 1.4 % respektivisht.

Besnik Bislimi gjatë prezantimit theksoi se liderët politikë që janë në krye të dialogut me Serbinë konsiderohen më së paku të përshtatshëm për të udhëhequr me ekzekutivin.

Të dhënat tjera nga anketimi i Vetëvendosjes tregojnë se ka dyfishim të numrit të personave që do të votonin, përderisa në qoftë se do të mbaheshin zgjedhje rezultati e vendose në krye LDK-në me 27%, pasuar nga VV me 22%, PDK 20%, AAK 12% si dhe NISMA që do e kalonte pragun.

Besnik Bislimi tha se VV ka rritje të vazhdueshme gjatë 2018’ës ndërsa PDK-ja po vazhdon me rënie.

Këtu gjithashtu u prezantuan edhe problemet më të cilat janë ballafaquar qytetarët gjate vitit 2018 si dhe sa janë te kënaqur qytetarët me qeverisjen e Haradinajt.

Ky anketim është realizuar në muajin dhjetor, i kontraktuar nga Vetëvendosje dhe i implementuar nga UBO Consulting

Share Messenger

Më të lexuarat