“Diaspora shpërblen”
6 komente
VALA shpërblen 42 fituesit e lojës “Diaspora shpërblen”

VALA ka vazhduar lojën shpërblyese “Diaspora shpërblen” duke përzgjedhur dhe shpërblyer fituesit fatlum të radhës të kësaj loje.

Shpërblimet janë ndarë për 42 fitues të javës së dytë, të tretë dhe të katërt të kësaj loje shpërblyese, ndërkohë që shpërblimin mujor “Udhëtim jashtë vendit” e ka fituar konsumatori Muharrem Zeqaj.

Këtë lojë shpërblyese siç dihet tashmë, VALA ka filluar ta organizojë që nga data 1 tetor për të gjithë konsumatorët e saj që pranojnë më shumë thirrje ndërkombëtare në telefonat e tyre mobil dhe këtë mundësi ata do ta kenë deri në fund të këtij viti.

Për të marrë pjesë në lojën shpërblyese javore, një thirrje duhet të zgjasë më shumë se 5 minuta, ose, 20 thirrje telefonike duhet të kenë kohëzgjatje së paku 1 minutë për thirrje. Ndërsa, për të marrë pjesë në lojën shpërblyese mujore, një thirrje duhet të zgjasë më shumë se 10 minuta, ose, 40 thirrje telefonike duhet të kenë kohëzgjatje së paku 1 minutë për thirrje.

Tërheqja e shpërblimeve për fituesit mujor të kësaj loje është bërë të mërkurën në një ceremoni rasti, ndërsa të gjithë emrat e fituesve të tjerë do të publikohen në faqen zyrtare të VALA-s.

PTK, përkatësisht VALA në vazhdën e përkushtimit maksimal në përmbushjen e nevojave dhe kërkesave të konsumatorëve të saj është duke ngritur standardin e saj me ofertat e llojllojshme për konsumatorët si dhe shërbimet kualitative.

Vala gjithnjë është në kërkim të mundësive për plotësimin e nevojave dhe kërkesave të konsumatorëve të saj.


Këndi i komenteve

6 Komente

  1. Albbani - 12:32 / 11.11.2013

    allahile qka specin fito njeri ktu

  2. qoki - 19:51 / 20.11.2013

    e fiton sallaten

  3. shkelzen miftaraj - 11:46 / 08.05.2014

    shum thirrje po me vin po spo di ajo fitus apo jo ju lutem per si jom fitus thirrem ju faliminderit per mirkuptim

  4. shkelzen miftaraj - 11:47 / 08.05.2014

    shum thirrje po me vin po spo di ajom fitus apo jo ju lutem per si jom fitus thirrem ju faliminderit per mirkuptim

  5. bukurije hasani - 12:22 / 03.06.2014

    pershendetje a jama fitus a jo se nuk pe di ku me kqyr

  6. amir ibishi - 20:40 / 30.06.2014

    qe sa her me keni quar urime keni mundesi me fitu diaspora shperblenper me shum hini ne faqenton mir po nuk po dihet ku me hy

fishmedia.info:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Fish Media.
Ju faleminderit për mirëkuptimin!