Nënkryetari i VV
6 komente
Ahmeti: Më e keqja është marrëveshja, jo lëndimi i ambasadores

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Shpend Ahmeti ka thënë se “shpreh keqardhje për lëndimin e ambasadores nëse ka ndodhur” por sipas tij, më e keqja është ratifikimi i marrëveshjes në Kuvend. Ai ka shtuar se i dëshiron shërim ambasadores.

“Kësaj qeverie i ka penguar shumë vizita e VV-së në Amerikë dhe po mundohem të na paraqesin si anti-amerikanë por natyrisht që nuk është ashtu. Në qoftë se është lënduar ambasadorja i dëshiroj shërim të shpejt”, ka thënë Ahmeti në Interaktiv.

Ai ka shtuar se është pozitive se sikur të mos ndodhte protesta do të dilte se shumica e popullit është pro marrëveshjes dhe nuk është kështu.

“Kur këta hajna negociojnë në emër tonë. Çështja është a është marrëveshja më e keqe që ka mundur të jetë. Unë jam nga Mitrovica dhe nuk kam të drejtë të bëhem komandant, as nuk ka të drejtë asnjë shqiptar vetëm për faktin se është shqiptar. Kjo qeveri nuk iu ka thënë popullit gjatë fushatës se do të shkojë në negociata me Serbinë as që do të arrijë marrëveshje.
Sipas tij, ai ratifikim ka qenë antikushtetues, anti ligjor, anti kombëtare.

Kurse për kritikën rreth imazhit të Kosovës ka thënë se është i keq por për shkak të hajnave e jo për shkak të protestave.
Ndërkaq për vendosjen e deputetes Albana Fetoshi në ulësen e kryetarit të Kuvendit thotë se nuk ka lidhje me kurrfarë puçi dhe është larg asaj. “Puç do të ishte sikur Albana Fetoshi të thoshte se unë jam kryetare e Kuvendit por ajo s’ka thënë as s’e ka menduar”,transmeton indeks./fishmedia/


Këndi i komenteve

6 Komente

  1. Anonymous - 00:38 / 29.06.2013

    BOLLL MIR PI THU HAJT SE ASAJ I KALON

  2. pika - 00:38 / 29.06.2013

    shum cara jeni halll ju qoft a

  3. Babloki - 01:13 / 29.06.2013

    Shihet se jeni te etur qe te Uleni ne Karriga te Kuvendit, ne Karriga te Qeveris… Kjo është gabelqe…
    Mos mundoehni qe t’na shitni dushkë per gogla…

  4. dauti - 08:51 / 29.06.2013

    bablok kta jan edhe ma te zi se pdkja bonu i bindun hala pa e marr pushtetin perdorin dhun e le kur te marrin edhe jan ka e bajn llug krejt si me kan te dirigjuem prej beogradit edhe kta VV spo ju besoj hiq as ktyne se me gjujt ambasadoren e amerikes,amerikanet qata na e kan shliru bothen krejtve se per neve skishim mujt mu nal kerkun u pa lufta sa patem forc na turp esht kjo qe ka ndodh edhe un jam kunder marrveshjes edhe krejt populli

  5. -9-nonq - 10:01 / 29.06.2013

    o kta jan te shiturit e dacicit albin kurti eshte tradhtar ky njhere se perkrahi pavarsin kushtetute si tha jo gjukatave i tha jo , zgjedhjeve i thujke jo e tahs qka kari po lyp ky dyftyresh …kush jan me w jan gjith qe skan mend gjith jan budalla , edhe ty ANONYMOUS spot pren kerka sakica here anej here knej si era qenke

  6. drenicaku II - 21:39 / 29.06.2013

    e vetmja force qe e thot tze verteten dhe qe lufton per te verteten eshte VETEVENDOSJA… armikun duhet denuar e jo shperblejm ne kete rast KOSOVA po i jep dhurata SERBISE per dhunen,krimin dhe gjenocidin qindvjeqar ndaj shqiptareve…..akund ne bote nuk ka qe te shperblehet armiku….askond ne bote nuk ka qe te respektohet Hanija THAQI KOMPani …. kju ndodhe vetem ne KOSOVE sepse ka qytetar te IRAOMATIZUAR nha dhuna fizike e MILLOSHEVIQIT dhe dhuna PSIKO-FIZIKE e HASHIMIT…

fishmedia.info:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Fish Media.
Ju faleminderit për mirëkuptimin!