2 komente
Berisha: Zogu i bëri shqiptarët me shtet

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, gjatë inaugurimit të një shkolle 9-vjeçare në Bathore, u bëri thirrje fëmijëve që t’u kërkojnë prindërve që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të votojnë për Partinë Demokratike.

Berisha kërkoi një gjë të tillë, pasi më parë e cilësoi Partinë Socialiste “prishëse” të ëndrrës për integrimin në Bashkimin Evropian duke thënë se po bllokon ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar në Kuvend.

Një deklaratë të tillë Berisha e bëri gjatë inaugurimit të shkollës me emrin “Ahmet Zogu”, ku janë investuar 18.7 milionë lekë.

Ndërkaq, kreu i qeverisë së Shqipërisë, gjatë fjalës së tij, e cilësoi Mbretin Zog I-rë, njeriun më të shquar të historisë së kombit shqiptar, duke e quajtur atë themeluesin e shtetit shqiptar.

“Ajo mban emrin e një prej burrave më të shquar të kombit shqiptar të të gjitha kohërave, emrin e personalitetit që i bëri shqiptarët me shtet, në një kohë kur të shumtë ishin ata që po punonin pabesisht, në mënyrë që Shqipëria e shqiptarët të mos figuronin në hartën politike të Evropës, në mënyrë që shqiptarët të mos kishin shtetin e tyre. Por ishte trimëria, burrëria, vizioni e mbi të gjitha, atdhetaria e një djaloshi, asokohe 20 e ca vjeçar, i cili mendonte krejt ndryshe, mendonte njëlloj si populli i tij që donte shtetin e pavarur të konsolidohej çdo ditë dhe ia doli me përpjekje të jashtëzakonshme. U përball me ndërhyrje brutale të të huajve, me tradhti e grushte shteti, por asgjë nuk e pengoi atë t’u faktonte shqiptarëve dhe botës se ky vend mund të ndërtonte dhe po e ndërtonte shtetin e tij të lirë e të pavarur”, tha Berisha. /Zëri/


Këndi i komenteve

2 Komente

  1. japod - 20:12 / 27.09.2012

    berish gabim e ki se zogu ka dashten me ja dhone shqiperine jugosllavise republik te7

  2. eker - 08:38 / 28.09.2012

    Ju lus te gjithve qe mos japin mendime te gabuar , s’pari lexoni historin e pastaj e kuptoni me mire se si kan rrjethe gjerat , ZOTI QOFTE ME NE .

fishmedia.info:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Fish Media.
Ju faleminderit për mirëkuptimin!