“Vëllai” i Thaçit
6 komente
Erdogan përuron terminalin e “Adem Jasharit”

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do ta vizitojë Kosovën më 23 tetor të këtij viti. Erdogan, vizitën e tij do të bëj me rastin e inaugurimit të terminalit të ri të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Prishtinë.

Kjo vizitë i është konfirmuar Ministrisë së Jashtme të Kosovës përmes Ambasadës së Turqisë në Kosovë, ku thuhet se pas ftesës së Kryeministri Hashim Thaçi i ka bërë homologut të tij turk, ai ka pranuar që këtë vizitë ta bëjë me rastin e inaugurimit të terminalit të ri.

“Ambasada e Turqisë në Kosovë komplimenton Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe ka nderin që ta njoftojë Ministrinë në fjalë se pas ftesës së bërë nga Shkëlqesia e Tij, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Shkëlqesia e Tij, Recep Tayyip Erdogan, Kryeministër i Republikës së Turqisë, do të vizitojë zyrtarisht Kosovën me rastin e inaugurimit të terminalit të ri të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” më 23 tetor, 2013”, thuhet në letrën që Ambasada turke i ka dërguar MPJ-së, transmeton tribuna.

Rreth agjendës dhe përbërjes së stafit të Erdoganit, Ambasada turke thekson se do ta njoftojnë Ministrinë më vonë, duke i ofruar MPJ-së çdo mbështetje të nevojshme për këtë rast./fishmedia/


Këndi i komenteve

6 Komente

  1. hekuri - 21:33 / 01.10.2013

    bravo erdogan

  2. KUPI - 21:34 / 01.10.2013

    MUSLIMAN I MIR DHE SHUME I DEVOTSHEM ESHTE LEGJENDAR MUJ ME THAN QE JU KA NDIHM,U SHUME SHQIPTARVE

  3. syla - 00:30 / 02.10.2013

    O sju ka ndihmu Shqiptarve asgje… ju ka pru mallle te turqis edhe serjala turkë…
    Perurimi i Airoportit Adem Jashari.. është një Interes Ekonomik.. seshte kurrfar ndihmese nga Erdogani
    ..Airoportin kan mujte me inaguru edhe pa Erdoganin..
    me marrë Demaqin, Qosjen … nai Pakë apo edhe nai fmi Jetim………

  4. loqka - 04:23 / 02.10.2013

    erdogan qok gyzel

  5. dreni - 09:16 / 02.10.2013

    po pse nuk po i ndertojme vet aeroportet ne,mbasi eshte interesi i tyre ekonomik,shume ne rregull i afrikes te jete vetem a eshte ne te mire te popullit tone,normale eshte qe ai do te perfiton por edhe ne perfitojme ngase pas shume vjeteve ky aeroport do te na bie falë,e ju SYLA nëse je bash qqaq i yoti ndertoje more nji aeroport tjeter ste ndalon askush
    RROFT TAIP ERDOGANI

  6. afrim - 12:02 / 02.10.2013

    pse nuk e ka edhe pak dit e per fushat me ardhe,

fishmedia.info:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Fish Media.
Ju faleminderit për mirëkuptimin!