Në vend të ilaçit, vdekja
10 komente
Klinika e vdekjes

Pesëmbëdhjeta pacientë, në vend të ilaçit, kanë gjetur vdekjen në spitalin “Heart” në Gjakovë. Ata janë trajtuar nga një mjek pa diplomë.
Hajrullah Binakaj, gjatë periudhës 2007 -2012 ka trajtuar 2.374 pacientë të cilët kanë përfituar para të majme. Në spitalin e tije të zemrës “Heart”, të cilit më vonë ia ka ndërruar emrin për ta riparuar si “Internacional Hospital”, Binakaj ka trajtuar pacientë të sëmurë nga zemra deri verën e vitit të kaluar. Falë një rrjeti të madhe mjekësh bashkëpunëtor që kanë dërguar pacientë, vetëm gjatë vitit 2010 në këtë spital janë trajtuar 2.020 pacientë. 1.337 janë trajtuar nga Binakaj.
“Koha ditore” ka siguruar dokumente të ndryshme, duke përfshirë një dosje hetimore që tregon se në këtë spital kanë vdekur 20 persona.
Dokumentet dëshmojnë se Hajrullah Binakaj ka operuar pacientë për tu venë stenda në zemër, por nuk e ka bërë një gjet të tillë. Ata kanë paguar mbi 5 mijë euro për këtë “shërbim”. Shumë më vonë e kanë kuptuar se në zemër nuk kanë kurrfarë stendash.
Në tetor të vitit 2011 Policia kishte arrestuar Hajrullah Binakajn, si i dyshuar se ka operuar pacientë nevojë e pa nevojë për vënie stendash. Edhe pas asaj kohe kishte vazhduar me mjekim. Është arrestuar edhe një vit më vonë dhe është mbajtur në paraburgim.
Nga arrestimi i parë në të dytin 2012 në klinikën “Internacional Hospital” kanë vdekur tre pacientë të trajtuar nga ai. “Koha ditore” ka provuar që të kontaktojë me Hajrullah Binakajn, por nuk ka pasur qasje në dy numrat e telefonit që janë në dosje dhe në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve. /Fish Media/ (foto e improvizuar)


Këndi i komenteve

10 Komente

  1. ekrem - 10:19 / 04.09.2013

    Ne ministrin e shendetesise nga fillimi jan punesu vetem kriminel,mos i pergjithesoni mjeket,shumica e mjekve jan njerez te mire,po jan nje grup kriminal qe po ja qesin zanin e zi mjeksise.

  2. goniii - 10:20 / 04.09.2013

    Shekulli 21 akoma mashtrime dhe dilingjellak falsifikimi e ka perfshir ter institucionet

  3. beratt1234 - 10:22 / 04.09.2013

    Njësoj veprohet edhe në Spitaletdhe këtij spitali pacientët ia sigurojnë kardiologët nga Njësia Koronare e Klinikës Interne të QKUK………

  4. femija - 10:49 / 04.09.2013

    O KETI IDIJOTI SE KY DOKTOR NUK ESHT JA KISHA QI RROBT E KISH VJERR NE QEDRE TE PRISHTINE E ME MAR KREJT POPLLI NASHAT NE KIT QEN PIS IDIJOT E TONA I KA KY KRIMINELL

  5. husa - 11:53 / 04.09.2013

    ky eshte vetem rasti i pare tani e tutije se qka do te ndodhe me diplomat se i marrin e pa pas lidhje me medicin te shkret ata njerz se do te ken pune me ata mjek qoban se me ka 5000 ojro euro pu ifusin diplomat ne xhep .

  6. lika - 15:40 / 04.09.2013

    oooo zot runa nga doktoret e till

  7. Luleziim avdyli - 16:37 / 04.09.2013

    Ktu ne gjakov po nuk pâté pare me dhan ki per Te vdek Une kur kam dasht me u operu ja kam dhan paret dr negjat regjes ateher me Ka operu pa I dhan ryshfet nuk Ka ardh ne shpreje

  8. leti - 16:40 / 04.09.2013

    valla se di per njerz te tjer veq nanen teme qeky hajrulla binakaj e ka shpetu allahu e shperbleft me te mira

  9. leti - 16:42 / 04.09.2013

    ne QKUKsa njerz po vdesin mga infeksione fare te thjeshta?

  10. pacjenti - 20:08 / 04.09.2013

    nuk i ka fajet hajrulla binakaj po fajet i ka dikush tjetr se e mur en qaf ton popullin e kosoves qe nu ka mush kosova me doktorra . jam i bindur se ne spitalin e univezitetit i kan thon ather se sod asht i rrebelave se gjysa e mjekve jan pa diplome vetem a i perket naj partije nuk te vyn diploma po shtet e ligj e panjerz qe jan te shkolluar e te dishem gjer sa tvesim keshtu e keni .mos u merzitni o popull i shkret se vet e keni lyp e egjetet se sa tna qeverisin njerz pa shkolla qishtu asht sa vjet shkoll i ka kryeministri jon e sa vjet fakulltet i kryjti per disa muj………

fishmedia.info:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Fish Media.
Ju faleminderit për mirëkuptimin!