Zgjedhjet për Prishtinën
6 komente
Ministrat i frikohen garës për Prishtinën

Asnjëri nga anëtarët “e fortë” të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) nuk po tregon guxim që të garojë për kryetar të komunës së Prishtinës në emër të kësaj partie.

Debakli që kishte pësuar ish-kandidati i PDK-së në Prishtinë, Astrit Salihu, në zgjedhjet fundit kundrejt atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë që askush brenda partisë më të madhe në vend, të cilat mbajnë poste ministrore në Qeverinë Thaçi, mos të jetë i gatshëm që t’i hyjë garës zgjedhore në kryeqytet, shkruan Zëri.

Burime të “Zërit” të afërta me partinë e kryeministrit Hashim Thaçi, kanë thënë se PDK-ja e ka problem ta bindë ndonjërin prej ministrave Blerand Stavileci e Memli Krasniqi që të garojnë për kryetar komune, në garë me kandidatin e LDK-së, pasi që Prishtina edhe më tutje konsiderohet bastion i fortë i kësaj të fundit.

“Po e dinë se secili që kandidon është i djegtë qysh në fillim të garës, sepse, komuna e Prishtinës është bastion i fortë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, edhe nuk po janë të interesuar që të digjen, ashtu siç është djegur Astrit Salihu në vitin 2009”, ka thënë burimi.

Në fakt, në zgjedhjet e fundit lokale kandidati i LDK-së, Mustafa, pati arritur të fitojë pa balotazh në Prishtinë, përkatësisht t’i fitojë mbi pesëdhjetë për qind të votave, ndërsa kandidati i PDK-së, Salihu, rreth dymbëdhjetë për qind. Madje, i dyti në këtë garë pati dalë kandidati i Aleancës Kosova e Re, Vegim Gashi, i cili pati marrë rreth njëzetetre për qind të votave./fishmedia/


Këndi i komenteve

6 Komente

  1. prishtina - 10:31 / 07.07.2013

    hej ndashi me fitu prishtinen shkoni te shpijate antarve te LDK mwe polici emos i leni asnjo meshku ne votime le te shkojn veq balat e drenices e pdk e fitoni pa p[roblem hahahahahah

  2. Anonymous - 11:20 / 07.07.2013

    ashiqare

  3. Anonymous - 11:21 / 07.07.2013

    po normal qe i friksohen gares per prishtinen sepse do te fitoj lidhja demokratike e kosoves

  4. faiku - 11:22 / 07.07.2013

    I FRIKSOHEN LDK-se

  5. EDI - 14:13 / 07.07.2013

    LDK KA ME FUTO PRAP GJYSMEN E TEPER TE KOSOVES SA PER PDK MUAR FUND U PA PUNA E PDK ASKUSH NUK VOTON PARTIN E HAJNAVE DHE TRADHTARVE TE PDK

  6. Valoni austri - 02:02 / 08.07.2013

    Po LDK-ja ka fitu gjithmon po kta hajna si kan lan me dal me votu i kan nal rrymat neper qendra te votimeve i kan mbush kutijat me votat edhe te atyre njerezve qe kan bdek hajmeset haj. Po llogaritne me ni komun te drenices sppom kujtohet se ku. Prej1300 sa kishin pas me votu me ni vend votim kan dal3450vota dikun300%ma shum e po dihet qysh ka fitu ky kryeministri (KRYEKRIMINELI)jon. Z.hashim thaqi qe ja kajti nanen kejt kosoven e shiti edhe veriun ja dha serbis me buxhet te veqant o duhet mu qu nkam kejt edhe me marr me vjerr midia prishtines qka na ka ba ky neve po dodo hala sjan tu e dit. Kurr ma ky per jet ska me mujt me fitu kurrr

fishmedia.info:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Fish Media.
Ju faleminderit për mirëkuptimin!