Kreu i AKR-së
5 komente
Pacolli: Isa Mustafa ka penguar hapjen e vendeve të punës

Sot Presidenti I Aleancës Kosova e Re, z.Behgjet Pacolli, I shoqëruar nga kandidati për Kryetar të Prishtinës, z.Korab Sejdiu, kanë qëndruar në Kodrën e Trimave, ku kanë pirë çaj më qytetarët e kësaj ane.

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli e ka ftuar publikisht Kryetarin aktual të Prishtinës, z.Isa Mustafa, që të dalë në debat dhe të mos vjedhë ideja nga AKR-ja.

“E ftoj Kryetarin aktual të Prishtinës të debatojë me kandidatin tonë dhe mos të na kopjojë idetë, po të vijë dhe ta zbërthejë idenë e tij, unë jam i bindur që nuk ka ide, përndryshe do t`I kishte zbatuar për 8 vite”, ka thënë Pacolli. I pari I AKR-së, z.Behgjet Pacolli, ka folur edhe për Kodrën e Timave dhe kaosin në komunikacion, ai ka thënë që plani I AKR-së për ta ndryshuar këtë gjendje, është të bëhet një Tunel nga fshati Bardhosh në drejtim të Xhamisë së Llapit.

“Familja ime posedon 70 hektarë tokë në Prishtinë dhe në ditën që ne do ta marrim Prishtinën, atë tokë do t` ia falim Komunës, pasi që do të krijohen zona të lira ekonomike dhe pastaj nga to do të hapen edhe vendet të lira të punës. Isa Mustafa tash e tetë vite e ka penguar punën time në Fushë Kosovë, ku do të hapeshin vende të punës dhe veprimtari ekonomike, mirëpo ai nuk dëshiron që ju të punësoheni”, ka thënë Pacolli.

Ndërsa kandidati I AKR-së për Kryetar të Prishtinës, z.Korab Sejdiu, ka folur për mungesat dhe problemet e përgjithshme të lagjes Kodra e Trimave.

“Secila lagje i ka problemet e përgjithshme, vendet e punës, mungesa e ligjit etj.. Mirëpo problem kryesor mbetët një shkollë e mesme, pasi që shumë nxënës që mbesin pa u regjistruar në shkollat e kryeqytetit, janë të detyruar të shkojnë në Bardhosh. Gjithashtu mungojnë çerdhet në këtë anë dhe gjërat më bazike. Ka pjesë që kanë problem më ujera të zeza dhe me infrastrukturë rrugore.
Kemi biseduar me familjarë dhe na i kanë treguar brengat e tyre,”ka thënë Sejdiu. Ndër të tjera Sejdiu ka thënë së shumë simpatizant të LDK-së tashmë e përkrahin AKR-në. “Ne jemi të bindur që qytetarët janë vetëdijësuar shumë sa i përket qeverisjes aktuale. Qytetarët I shohin të metat dhe mos punën, një numër i madh i elektoralit të LDK-së tashmë e mbështesin AKR-në, dhe jo vetëm në Kodrën e Trimave, por në të gjitha anët ”, ka pohuar kandidati I Aleancës Kosova e Re, për Kryetar të Prishtinës, z.Korab Sejdiu.

Presidenti I partisë z.Behgjet Pacolli së bashku me kandidiatin për Prishtinën z.Korab Sejdiu, më pas vizituan tënden që është e vendosur në shesh të qytetit ku vazhduan bashkëbisedimin më qytetarë.

Zyra për informim e AKR-së


Këndi i komenteve

5 Komente

  1. toto rina - 18:38 / 21.10.2013

    oo Behgjet pro rusi sa njerzve ju ke kriju vene te punes prej qe je hi ne qeveri me hashim hajnin . Isa nuk osht kryeminister se ka qeverin ne dor oo shkavell ,,ti je zv.kryeminister ske ba sen oo qen.

  2. linda - 21:36 / 21.10.2013

    mir zotri bexhet a jeni ju ne qeveri pse se hape asnje vend te punes rri mos fol ti po shitesh si miljarder pse spo punson njerz kujna poja run ato miljarda per at dynja a investo more ne kosov e qite popllim ne selamet ndash me kan ma i madhi i kosoves ndash me hy ne histori ok mos fol per kerkond se sen nuk kini bo rrug keni shtru kjo eshte mizorje njerzit spo ngihen buk ju po shtroni rrug aty ku mundeni me vjedh per at edhe i shtroni pe bojshi nomin more debila zoti ju marroft

  3. hasani - 21:44 / 21.10.2013

    kqyre qysh i mashtrojn kapuqbardhet hahahahah

  4. peja - 22:08 / 21.10.2013

    pajtona plotsisht me ty toto rina

  5. Albozadler1 - 22:37 / 21.10.2013

    Oh njërz te nderuar mos shkruani komente pa lidhje se Bexhet Pacolli ka nimu shum Popullit ton ne kosov afër 20 shtëpija ja ndertoi skamnorve oh të gjor MOS ih harroni te mirat eh tij afër 15 shtete kan njoft kosovën shtet me ndimën eh tij eh sidoms ne muajin eh shëjt te Ramazanit ka jap shum per te gjithë..

fishmedia.info:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Fish Media.
Ju faleminderit për mirëkuptimin!