Adem Dakaj
11 komente
Për 300 euro do t’i mbyllte hetimet

Adem Dakaj, hetues rajonal i Policisë së Kosovës në Prizren, është arrestuar të enjten në flagrancë me dyshimin se ka marrë ryshfet nga disa qytetarë. Ai është arrestuar nga zyrtarët e Inspektoratit Policorë të Kosovës, të cilët po e hetonin atë pas raportimit që kishin bërë të dëmtuarit. Hetuesi Dakaj, u kishte premtuar disa personave që po i hetonte se në këmbim të 300 eurove, ai do t’ua mbyllte rastin për të cilin ata po hetoheshin në favor të tyre, kanë thënë burime të gazetës brenda prokurorisë.

Sipas burimeve të gazetës Tribuna, brenda prokurorisë, me të parë se hetuesi ishte i dyshimtë dhe vërtetë kishte për qëllim që ta mbyllte rastin për pak para, ata kishin nisur një operacion të zgjeruar të hetimeve dhe kanë arritur që ta kapin në flagrancë policin, duke e simuluar rastin dhe duke e përcjellë personin që po i jepte ryshfetin hetuesit.

“Është bërë simulim i rastit në bazë të informatave që kanë ekzistuar të cilat informata kanë rezultuar të sakta dhe polici ka dalë në takim dhe i ka marrë paratë. Në atë rast kanë reaguar IPK-ja dhe e kanë arrestuar”, ka thënë burimi me kusht anonimiteti.

Për arrestimin e policit ka lëshuar njoftim edhe Inspektorati Policor i Kosovës. Sipas një komunikate për media, hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës, kishin pranuar një informatë nga qytetarët për dyshimet për implikimin e një zyrtari policor të stacionit policor të Prizrenit në keqpërdorimin e detyrës zyrtare, përkatësisht në marrje të ryshfetit./fishmedia/


Këndi i komenteve

11 Komente

  1. DOSTI - 10:54 / 05.04.2013

    MARRRE JU QOFT SI MUND TE MBYLLLET HETIMI PER 3000 EURO

  2. Anonymous - 10:55 / 05.04.2013

    po qyhs me jetu me 200 euro bre po kanja nanen e e vidhni si krejt qeveria e hajnat qe jane aty

  3. °DETI° °LLAPI° - 11:21 / 05.04.2013

    anonymous tash pe sham qeverin dje e livdojshe

  4. adi - 11:46 / 05.04.2013

    wowowo ky a katunari posjter a plumb lyp ky qe merr rysfet ka qen polici miftar bajraktari e disa e disa kta njew kllap policve kta qepo ju a ndryshojn rastet e njerzeve me ryshfet poi se din ende qe del dikush ja u qin ate none lul te balllit plum ma ne fund edhe duhet se nuki kontrollon askuhsh kta pisaaaaa per 300 euro e shessib ligjine kosoves kta muta

  5. Anonymous - 17:24 / 05.04.2013

    mos folni kur sdini

  6. uuuu - 17:24 / 05.04.2013

    mos folni pa dit o pisa

  7. uuuu - 17:25 / 05.04.2013

    ky osht ni kurth qe eshte bere nga shoqenia e tij

  8. uuuu - 17:27 / 05.04.2013

    nuk esht ashtu ju lutem ekan ba kurth

  9. togeri - 00:46 / 06.04.2013

    pa hanger huder era nuk te vjen as kurth as send nuk eshte po e vertet se policija qmos jan duke bere sidomos ne prizren

  10. 222 - 09:45 / 06.04.2013

    mos e keshni kerkan se kejt jeni nisoj apo merr vesh

  11. 222 - 17:26 / 06.04.2013

    krejt jini hajna me togera me kapitena me drejtora

fishmedia.info:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Fish Media.
Ju faleminderit për mirëkuptimin!