1 koment
Bota ndalet kur luan Reali me Barçën

Trajneri i Real Madrid, Zhoze Murinjo, beson se ndeshja mes Barcelonës dhe skuadrës së tij aktuale është takimi më i madh në botën e futbollit. Trajneri portugez ka shpjeguar njëkohësisht edhe arsyet pse para sfidës së fundjavës, skuadra e tij është kaq larg katalanasve në renditjen e kampionatit.

“Kur Reali luan me Barcelonën, e gjithë bota ndalet. Kjo është një ndeshje që ne dëshirojmë të luajmë, por jo vetëm ne, edhe ata gjithashtu. Në këtë aspekt, është më shumë se një ndeshje kampionati normale. Por objektivi ynë mbetet të fitojmë titullin, ndaj në fund janë gjithmonë vetëm 3 pikë në garë”.

Sipas tij, fakti që kanë fituar titullin në sezonin e kaluar, ka qenë arsyeja kryesore pse skuadra është paraqitur kaq dobët në sezonin aktual.

“Ndryshimi thelbësor është se skuadra e vitit të kaluar nuk ishte kampione. Sipas mendimit tim, skuadra e filloi sezonin në këtë mënyrë për shkak të prestigjit të të qenit kampion në fuqi. Liga e Kampioneve? Aty diferenca mes fitores dhe humbjes është shumë e vogël. Nuk besoj se ekzistonte dikush që vitin e kaluar besonte se do ta fitonte Çelsi. Për ne është e rëndësishme të shkojmë në çerekfinale apo gjysmëfinale. Prej aty, gjithçka mund të ndodhë”, tha trajneri që më pas tregoi edhe një anekdotë rreth Mario Balotelit, të cilin e ka drejtuar te Interi.

“Mund të shkruaja një libër me 200 faqe për dy vitet te Inter me Marion dhe ky libër do të ishte një komedi pasi ai është një djalë i lezetshëm. Më kujtohet sidomos një ndeshje ndaj Rubin Kazan, ku nuk kisha as Eto’o as Milito. Mario mori karton të verdhë në minutën e 43-të. Kalova 14 nga 15 minutat e pushimit të ndeshjes duke folur me të, duke i kërkuar që të ruhej, të mos provokohej apo të protestonte ndaj gjyqtarit. Në minutën e parë të pjesës së dytë, i dhanë karton të kuq…”.


Këndi i komenteve

1 Koment

  1. fansi - 12:08 / 05.10.2012

    bash shum e vertet sespe zhvillohet nje ndeshje interesante

fishmedia.info:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Fish Media.
Ju faleminderit për mirëkuptimin!