4
komente
10 personat më të fuqishëm në planet (Video)
Në planet ka 7.1 miliardë njerëz por këta 10 janë më të rëndësishmit. Çfarë kanë të përbashkët Presidenti i SHBA-ve, Papa dhe themeluesi i Facebook? Ata janë që të tre pjesë e renditjes së njerëzve më të fuqishëm në botë për vitin 2012.
Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, unanimisht është zgjedhur si personi më i fuqishëm në botë për të dytin vit radhazi. Ai ishte fituesi deciziv i zgjedhjeve presidenciale në SHBA kështu që dhe për katër vitet e ardhshme ai do të jetë komandantin i ushtrisë më të fuqishme dhe vendit me superfuqi ekonomike dhe kulturore.
Njeriu i dytë në botë është edhe gruaja më e fuqishme në botë: Angela Merkel, kancelarja e Gjermanisë është ngjitur nga vendi i katërt që mbante një vit më parë. Ajo është shtylla kurrizore e Bashkimit Evropian dhe kujdeset për fatin e euros.
Në vend të tretë vjen Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. Ai cilësohet autokrat dhe pozicionohet në këtë vend kryesisht për shkak se vazhdimisht tregon fuqinë e tij.
Pas tij vjen Bill Gates, i cili tashmë që nuk është më njeriu më i pasur në planet duhet të kënaqet me këtë pozicion.
Papa Benedikti i XVI, është i pesti pasi është lideri shpirtëror i më shumë se një miliardë katolikëve ose 1/6 të popullsisë së botës.
Pas tij vjen kreu i Rezervës Shtetërore në SHBA, Ben Bernanke. Në vend të shtatë renditet, mreti i Arabisë Saudite, Abdullah bin Abdul Aziz al Saud, kjo pasi vendi i tij ka 20% të rezervave botërore të naftës. Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, vjen pas tij. Në vend të nëntë është Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste në Kinë, Xi Jinping dhe në vend të 10 kryeministri i Britanisë së Madhe, David Kamerun./Shekulli/
Këndi i komenteve
4 Komente
-
Xani - 23:19 / 06.12.2012
E paskeni harru “Valentino Corleone” me pushtetin e tij Absolut hahahah
-
mili - 00:09 / 07.12.2012
edhe hashimin e paskan harrue hahahahhaahah
-
drenasi - 00:24 / 07.12.2012
edhe mua me paskan harru mem permend si njeriu ma i fuqishem ne bot para obaes a po jo
-
aaaaaaaaaa - 07:50 / 07.12.2012
ME I FORT SI AJE OSHT ALLAHU XH,SH
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Fish Media.
Ju faleminderit për mirëkuptimin!

