Tradhtoi idealistët e “21 janarit”
12 komente
Dr. Flori: Ja pse bëra këngë kundër Ramës

Dr.Flori rrëfen në këtë intervistë për “Gazeta Shqiptare” arsyet që e shtynë të krijojë një këngë kundër Ramës, liderit për të cilin dikur lobonte. Si lindi “Zemërthyer”, me muzikë të Ermal Mamaqit dhe tekst të Dr.Florit? A ishte ai pjesëmarrës në mitingun e 21 janarit? Pse pikërisht tani kjo këngë? Sa e ka paguar Rama dhe pse u bë me Berishën? Përgjigjet për këto dhe të tjera pikëpyetje i gjeni në këtë rrëfim të gjatë të kantautorit, që duket se është shumë i zhgënjyer…

Sapo ke prezantuar këngën tënde më të re, që vjen si një revoltë personale ndaj liderit tek i cili besoje, Edi Rama… Si lindi “Zemërthyer”? Pse kjo kthesë në bindjet e tua?

Në momentin që ideali për të cilin kam kontribuar dhe sakrifikuar këto vite shkelet dhe përbuzet, unë nuk ndjej më pengesa për të ndjekur i lirë si çdo artist tjetër karrierën dhe qëllimet e mia, gjë që në ndryshim nga shumë kolegë të tjerë, kam refuzuar ta bëj për shumë vjet. Kënga është krijuar nga çdo gjë që ka ndodhur këto vite.

Pse erdhi pikërisht në kohë fushate dhe jo më herët kjo këngë?

Sepse ky ishte momenti i duhur për të dhënë këtë mesazh. Për të goditur duhet të gjesh kohën, kjo mendoj se ishte koha e përshtatshme për ta bërë këtë.

A ka dorë PD-ja në këtë këngë, sepse kështu po flitet?

Atyre që nuk kanë marrë pjesë në protestë dhe e mendojnë këtë u them se unë thashë vetëm të vërtetën. Nuk e bëra për të mirën e dikujt këtë. Ndërsa për pjesëmarrësit në mitingun e 21 janarit që mendojnë kështu, u them se ndryshe nga unë e shumë të tjerë nuk kanë dalë në protestë për idealin, por për pushtet, pasi nuk ka si të mos e shohin atë që po ndodh.

Përse t’u thye zemra, për çfarë arsyeje?

Pazari që u bë ishte zhgënjyes për të gjithë ne idealistët që dolëm më 21 janar… Ai na tradhtoi.

Çfarë e bën tradhtar Edi Ramën sipas teje? Kë tradhtoi ai?

Njerëzit që dolën në demonstratë e dinë shumë mirë se kundër kujt dolën dhe ajo që morën ishte një bashkim me ata, të cilët ne dolëm të kundërshtonim.

Si u ndjeve kur e dëgjove “Ku ka si Tirona” në hapjen e fushatës së Ramës në Tiranë?

Më erdhi për të qeshur, sepse për vetë drejtuesit e Partisë Socialiste ishte e papritur dhe pashë që iu doli pak situata jashtë kontrollit.

Kur ka qenë hera e fundit kur ke kontaktuar me Ramën?

Nuk e mbaj mend.

A je ndjerë ti i përdorur prej tij?

Më shumë se çdo gjë tjetër jam ndjerë i zhgënjyer nga Rama.

Ke pasur reagime nga PS, ose nga vetë lideri i opozitës pas publikimit të këngës?

Këtu nuk ka vend për reagime. Unë nuk shpifa gjë, nuk bëra asnjë montazh dhe nuk thashë asnjë gënjeshtër. Çdo fjalë e thënë në atë këngë është e vërteta.

Po çunat e “West Side Family” çfarë të kanë thënë?

Nuk kam folur ende me çunat, por ata janë miqtë e mi dhe jam i bindur që e kuptojnë më mirë se çdokush tjetër dhe që më mbështesin në këtë veprim…

Në një nga vargjet e këngës të shkruar prej teje ti thua “Dikush më tha rri urtë, thashë me mirë mos flas…”. Ç’keni dashur të thoni me këtë? Keni pasur kërcënime për të mos dalë kundra Ramës?

Në Shqipëri është e zakonshme që të të thonë “rri urtë, ç’të duhet ty”. Por ja që duhet ndonjëherë të tregosh guximin që disa njerëz nuk e kanë.

A ke qenë ti pjesëmarrës në protestën e 21 janarit? Pse dole në atë protestë? Kundër kujt po protestoje?

Sigurisht. Dola për të protestuar kundër padrejtësive, madje prezenca ime është e dokumentuar, më kanë kapur kamerat.

Ju jeni i zhgënjyer nga marrëveshja Rama-Meta… Dmth. jeni edhe kundër Metës, sepse në mos gaboj, keni kënduar në gëzimet e tij familjare?

Nuk kam asgjë me Ilir Metën, madje përkundrazi e vlerësoj si politikan. Sidoqoftë, unë nuk marr përsipër të komentoj ose të vlerësoj paktet që bëhen, por jam i lirë të them atë që ndjej kur ideali im përdhoset.

Si ka mundësi që nga kundërshtar i Sali Berishës, sot këndoni në fushatën e tij?

Nuk kam qenë dhe nuk jam kundërshtar i askujt. Angazhimi aktual vjen si pasojë e një marrëveshjeje financiare, asgjë më shumë.

Sa ju ka paguar Berisha?

Vota dhe rroga nuk tregohen…

Po Rama sa ju ka paguar për këngët e fushatës?

Për këngën “Tirona” nuk jam paguar asnjë lek, madje as lekët e realizimit të këngës nuk i pagoi Rama. Ndërsa për këngën e dytë “Çohu” kam pasur oferta tri herë më të mira, por përsëri ndoqa idealin tim. /FISHMEDIA/

Teksti i këngës “Zemërthyer”

Strofa 1
E nisa rrugën pastër
Me ideale të zjarrta
Duke ecur ëndrrat ishin
Ambiciet janë të qarta
Lëpijnë aty ku folën
Shkelën mbi parime
Këtu ka veç pazare, nuk ka më qëllime
Tradhtar në sy të njerëzve
Tradhtar përpara Zotit
Do korrni çfarë do mbillni
O tradhtar të lotit
Dikush më tha rri urtë
Thashë më mirë mos flas
Po pse dreqin të duroj
Kur shpirti po më plas

Refreni:
Zemërthyer kaloj
Dhe dhimbjen kam me vete
Ai që veten tradhtoi
Nuk ka më shpresë për nesër
Me fjalët e Zotit udh’toj
Ti mos e mbill të keqen
Ai që dje tradhtoi
Nesër do mbjelli gënjeshtrën

Strofa 2
Jam i papërfaqësuar
I parealizuar
Unë jam i tradhtuar
Jam i nënvlerësuar
Unë nuk jam pazar
E as matematikë
O politikë e ndyrë
Jam me gjak e jam me shpirt
E kur filloi për keq
Të shkoi deri në fund
Më mirë një fund me dhimbje
Sesa dhimbje pa fund
E shoh një dritë të vogël
Se më keq s’ka ku të shkojë
Vetëm me besim tek Zoti
Ky vend mund të shpëtojë

Refreni:
Zemërthyer kaloj
Dhe dhimbjen kam me vete
Ai që veten tradhtoi
Nuk ka më shpresë për nesër
Me fjalët e Zotit udhëtoj
Ti mos e mbill të keqen
Ai që dje tradhtoi
Nesër do mbjelli gënjeshtrën


Këndi i komenteve

12 Komente

  1. ari - 11:42 / 26.05.2013

    Kjo eshte arsyeja qe njerez si Sali Berisha drejtojne Shqiperine. Jemi ne qe per dy gosh shesim cdo gje.

  2. lini - 12:35 / 26.05.2013

    Po mor doktorr po, kjo kenga nuk eshte revolt jo kjo eshte marrveshje financiare e paster me doktorrin tjeter.

  3. dorjeta - 12:38 / 26.05.2013

    Jetojme ne kushte aq te mjera nga keq qeverisja e saliut, saqe njerezit tashme jane te gatshem te shesin edhe veten per te mbijetuar, po ashtu edhe artistet jane te gatshem per te shitur dhe imazhin e tyre per te shpetuar karrieren e tyre.

  4. grejsa C. - 12:41 / 26.05.2013

    sigurisht, sa kohe tu desh per te tu thyer zemra o doktor flori?
    tu desh aq kohe sa te rritej oferta, sa me afer zgjedhjeve, aq me me e larte oferta?

  5. herta - 12:58 / 26.05.2013

    A sikur te te ishte kthyer zemra ty kush ishte si ty po ti je i shthurur, ti vetem per zemer e per ideale qe se ke bere por vetem per te mbushur portofolin, ok qe kendimi ne fushate e ben per kontrat po sa bonus ke marre per te bere kete keng dhe ta lancosh tani.

  6. herta - 13:00 / 26.05.2013

    po ca flet o flori po clesh miqsh e cfare lesh grupi thua kur si paske pyetur fare cunat, qe ketu del qe je thjesht i shitur tek saliu e jo per ideale.

  7. nicja-- - 13:42 / 26.05.2013

    po cfare lesh doktori je ti,,,shkove te cami? por sa Euro te kan paguajtur? or pis i ndyre,dhe ti je tradhetar i qelbur????

  8. sajo - 14:14 / 26.05.2013

    ne 21 janar berrtisje kunder sales kurse tani kendon per salen,dhe per cfar per nje marveshje financiare me te mire.dmth dava kurvash.

  9. rocia - 14:20 / 26.05.2013

    ci bere vetes mer doktor eshte nje fjale e urte mos e ler rrugen e vjeter per te mar nje ter re se di cfar le po sdin cfar gjen dhe une kam pas shume oferta per te nderu pune dhe me japi me shume por nuk kam pranu se jam mire ku jam ti je si ata lojtar qe kan len skuadra te medha per te shkuar te luajn ne skuadra te vogla dhe marin me shume por tani as emri nuk ju digjohet me humben si lojtar dhe ti te njeten gje ke per te ber po peshk ti je paguar per ta nxier kengen tani

  10. pa emer - 16:05 / 26.05.2013

    ju qe shkruani sigurt jeni argat te edit por mir ja beri Dr.Flori qe ja qiti qitha ne shesh ati legeni qe ta kuptoin te gjith ata qe se kan kuptur ende se qfar njeriu esht

  11. ada - 19:00 / 26.05.2013

    prit tani se nuk e kuptoj ky flori esht kunder aleances ps lsi por ka mendime shum te mira per meten..hmmm a ma shpjegon njeri ket se nuk e kuptoj; dhe nje gje tjeter kur te pyten sa te ka paguar berisha se mohove por the nuk e tregoj hmmm

  12. nina - 09:51 / 27.05.2013

    dr Flori me mire te heshtje, nje nipi komunisti nuk i takon ky qendrim ok je i merzitur per pare nga Edi po si e shet idealin mor burre? po per shoket mos fol fare ata ne kete rast nuk jane si ty dhe me ty ,ata ti i ke tradhetuar me kohe, mendoj me mire qendro me kaq!

fishmedia.info:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Fish Media.
Ju faleminderit për mirëkuptimin!